Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për takimin që kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi e pati me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Ai ka thënë se takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbeteja që s’guxojnë të shmangen, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, shmangia të bën të dukesh i dobët.
“Takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Shmangia të bën të dukesh i dobët”.
Ai ka thënë se sot Krasniqi e bëri të qartë se nuk bëjnë kompromis në dëm të qytetarëve.
“Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, ka shkruar Tahiri./Reporteri.net/