Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka thënë se përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëjë “akrobacione me mënyrën e votimit për kryetarin e Kuvendit paraqet aktin e fundit të humbjes së besimit dhe kuptueshmërisë së dialogut politik për tejkalimin e krizës së tanishme”.
Sipas tij, mënyra e votimit nuk e zgjidh krizën, por këtë mund ta bëjë vetëm marrëveshja politike.
“Imponimi nuk zgjidh asgjë, përkundrazi tregon moskapacitet për marrëveshje! E drejta për të propozuar nuk nënkupton të drejtën e zgjedhjes”, shkroi Peci në Facebook.
Peci ka vlerësuar se “është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese, për ta tejkaluar këtë bllokadë”.