Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës është shkelje dhe cenim i rëndë i procesit të votimit. Sipas tij kjo nuk përbën zhbllokim të situatës.
Cakolli shtoi se kjo ishte përpjekje për të kontrabanduar vullnetin e deputetëve.
“Kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës, përveç se është shkelje dhe cenim i rëndë i procesit të votimit, nuk përbën zhbllokim të situatës. Është përpjekje për të kontrabanduar vullnetin e deputetëve.”
Cakolli tha se “mungesa e përkushtimit dhe guximit për marrëveshje politike s’mund të mbulohet me procedura që shërbejnë si perde për dakordimet e prapaskenës”.
“Cila ishte arsyeja për këtë kthesë të papritur? A ka indikacione se dikush do të votojë ndryshe në votim të fshehur, apo thjesht po hapet dera për pazare të fshehta? Pse po tentohet të fshihet vullneti politik, kur vota duhet të jetë përfaqësim i qytetarit? Pse?!”