Miftaraj për votimin e fshehtë: S’lejohet, qasje arbitrare që s’duhej të ndodhte – Dehari s’ka të drejtë të dalë jashtë skenarit

Ehat Miftaraj nga KDI, ka reaguar rreth propozimit të bërë nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk lejohet në këtë fazë, shkruan Gazeta Express.

Miftaraj ka shtuar se Dehari s’ka të drejtë të dal jashtë skenarit të Sekretariatit të Kuvendit, dhe se, ky propozim është qasje arbitrare dhe se që e njëjta nuk do të duhej të ndodhte.

”Nuk lejohet votimi me votë të fshehtë në këtë fazë.

Kryesuesi nuk ka të drejtë të dal jashtë skenarit të Sekretariatit të Kuvendit.

Kjo qasje është arbirtrare dhe nuk do të duhej të ndodhte”, ka shkruar. /GazetaExpress