VV dështon që arbitrarisht ta fshehë votimin në Kuvend për kryeparlamentar

Ka dështuar propozimi i VV-së në Kuvend që votimi për kryeparlamentar të bëhet me votë të fshehtë.

VV-ja nuk mori votat e mjaftueshme që ta kalojë këtë propozim që nga partitë tjera u konsiderua si arbitrar dhe në kundërshtim me rregulloret e Kuvendit.

Seanca është shtyrë për të shtunën, më 3 maj.