PDK nuk e pranon votimin e fshehtë, Krasniqi: Nuk do të lejojmë me kthy Kuvendin në cirk

Kreu i PDK’së Memli Krasniqi nuk e ka përkrahur propozimin për votim të fshehtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Kjo nuk është precedent. Nuk do ta përkrahmi. Nuk do të lejojmë për tekat e juaja me e kthy kuvendin në cirk. Nuk marrim pjesë, ne do të ju vëzhgojmë për shkak të votave të qytetarëve. Kjo është tallje me Kuvendin e Republikës”, tha Krasniqi.