Podujevë, qëllohet me armë zjarri pas një konflikti në pyll

Një burrë në fshatin Turuqicë e Podujevës ka njoftuar se pas një konflikti në pyll më 27.04.2025, është qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, ankuesi  më 30.04. 2025  ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Derisa, lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë.

“Nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12mm. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin policor.