Kurti shkon në Qeveri për takimin me Krasniqin, s’ju flet gazetarëve që e pyesin se a do të bëjë kompromis për kryeparlamentarin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Qeveri për takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai nuk është ndalur të flasë para gazetarëve.
“A do të bëni kompromis me emrin sot, në këtë takim?” ishte njëra nga pyetjet të cilës Kurti nuk iu përgjigj.