Ferran Torres barazon rezultatin për Barcelonën

Barcelona ka barazuar shifrat në 2-2 përballë Interit në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurët e filluan shumë mirë ndeshje, duke shënuar dy herë për 20 minuta, por që shpejt lëshuan defanzivën.

Barcelona fillimisht i ngushtoi shifrat në 2-1 me anë të Lamine Yamal që shënoi në minutën e 25-të.

Në minutën e 38-të, Ferran Torres i barazoi shifrat në 2-2 me një asistim të Raphinhas.

Duket se 45 minutat e parë do të përfundojnë me këtë shifër, duke pritur me padurim 45 minutat e dytë.