Zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, i ka hasur shara në gozhdë. Çelës për të ecur përpara është ujdia politike mes partiake, për çka u thirr takim mes liderëve të tri partive më të mëdha.
Nëse nuk ka pajtim për diçka të tillë dera e fundit mbetet Gjykata Kushtetuese.
Presidentja e shtetit, si dhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës mund t’i drejtohen Kushtetueses për ta kontestuar kushtetutshmërinë e çfarëdo vendimi apo veprimi të Kuvendit.
Për procedurën e përmbajtjen këtij organi ka të drejtë t`i drejtohet edhe Avokati i Popullit, por kjo sipas tij, zor se ndodh.
E për një ish-Avokat të Popullit pa pas një vendim nga legjislativi, s`ka material për të ndërhyrë pasardhësi i tij.
Nëse cilado nga këta tri kategori i drejtohen Kushtetueses, mund të vijë deri te masa e sigurisë.
Vendosja e masës së përkohshme do të parashihte ndërprerjen e thirrjes së seancave çdo 48 orë.