Sipas tij, autoritetet po përgatitisn “një konkurs ndërkombëtar për qytetin e nëndheshëm të Kukësit”.
Qyteti i Kukësit pritet që të kthehet në një nga atraksionet turistike më të bukura në Shqipëri, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili zhvilloi takimin e radhës elektoral në qytetin verilindor.
Kreu i Qeverisë mendon se nuk është aspak habi që në Shqipërinë 2030 Kukësi të arrijë 1 milion turistë si qark.
“Nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikpritjeje ku njerëzit jo thjesht të vijnë por të qëndrojnë disa netë në Kukës ne mund të themi se nuk është aspak e habitshme që në Shqipërinë 2030 Kukësi të arrijë 1 milion turistë si qark. Nuk është një shifër e jashtëzakonshme. Ka zona të tjera që e kanë arritur këtë shifër”, theksoi kryesocialisti.
Sipas tij, autoritetet po përgatitisn “një konkurs ndërkombëtar për qytetin e nëndheshëm të Kukësit për ta kuptuar ekzaktësisht si do të zhvillohet”.
“Ka dhe një tjetër element që do ta vendosim në qendër të vëmendjes në mandatin e katërt që është qyteti i nëndheshëm këtu. Me qytetin e nëndheshëm kemi mundësi tani të krijojmë një nga atraksionet më të bukura të Shqipërisë. Kur unë thoja që Tropoja do të bëhej një nga destinacionet turistike dhe këtu do të vinin shumë turistë dhe këtu do të jetonin me turistët, kuptohet se isha një qen komunist që duhet të ikja një orë e më parë nga Tropoja dhe nuk besonte njeri, ndërkohë që besonin një komunist tamam, se unë nuk jam e nuk kam qenë”, shtoi ai.
Rama u shpreh se aktualisht “Tropoja e ka të hapur rrugën e destinacionit turistik”.
“Me Paketën e Maleve do të ketë zhvillime të reja jam i bindur sepse Paketa e Maleve në Tropojë zgjidh edhe problemin e gështenjave fjala vjen sipas tyre që janë prona me trashëgimi zakonore”, ravijëzoi kryeministri Edi Rama.