Ukrainasit godasin me dronë një fabrikë të armëve në Murom të Rusisë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë armësh në qytetin rus të Muromit, në rajonin Vladimir, si pasojë e një sulmi me dron.

Kjo është bërë e ditur nga guvernatori rajonal Vladimir Alexander në kanalin Astra në Telegram.

“Një zjarr i madh në fabrikë në Murom. Sipërfaqja e zjarrit është 720 metra katrorë. Shkaku i zjarrit në Murom ishte rënia e një droni”, shtoi Alexander.

Ai theksoi se “sulmi i disa dronëve u regjistrua”, por se sipas tij shumica prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.

Pamjet amatore shfaqin momentin e shpërthimit dhe zjarrit të madh, që shpërthen në fabrikën e armëve në Murom.