Demi Lovato nxit thashetheme për përdorimin e Ozempic pas rënies drastike në peshë

Demi Lovato vazhdon të nxisë spekulime për përdorimin e Ozempic, ndërsa ndau disa fotografi nga udhëtimi i saj në Puerto Vallarta, Meksikë, të martën.

Ylli 32-vjeçar u shfaq e veshur me një fund të gjatë blu, dhe të lidhur në mënyrë elegante në bel, duke theksuar siluetën e saj të hollë, si dhe me një bluzë me motive dhe syze dielli.

Megjithëse veshja mbulonte trupin e saj, disa ndjekës nuk mundën të mos vërenin ndryshimin në peshën e saj dhe sugjeruan se Ozempic – ilaçi popullor që po përdoret gjerësisht për rënien në peshë – mund të ishte arsyeja pas pamjes së saj të re.

Ajo mori komente të shumta në postimin e saj.

“E dashur, thjesht ndalo me Ozempic”. “Demi, të dua shumë, por ndalu tani me Ozempic. Ke qenë perfekte gjithmonë, të lutem ruaj pak forma”. “Ka ato rëniet karakteristike në faqet që sjell Ozempic.”

“Mbretëresha e Ozempic,” shkroi një tjetër, bashkë me një emoji me kurorë.

“Ozempic po jep efekt,” komentoi dikush tjetër.

Postimi paraqiste Lovaton duke pozuar në një ballkon me pamje nga oqeani, dhe ishte shoqëruar vetëm me dy emoji fluturash si përshkrim.