Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në 20 vjetorin e rënies së vëllaut të tij tek shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në qendër të Pejës.
Haradinaj ishte i shoqëruar nga djali i Shkëlzenit, Luani, bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.
Homazhe kanë bë edhe ministra nga kabineti qeveritar, kreu i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Më pas kreu i Qeverisë do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore të dëshmorëve dëshmorët Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidi i UÇK-së, Enver Haradinaj.