Policia jep detaje për shpërthimin e veturës se u.d drejtorit të QKUK’së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se është dëmtuar vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdarit, përgjatë së mërkurës.

Lidhur me rastin detaje, kanë dhënë nga policia ku thuhet se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së.   Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë Insajderit.

Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Përmes njoftimit bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në parkingun e administratës së QKUK’së dhe në rrethana të panjohura, shkruan Insajderi.

Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.

Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.

Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/