Organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë’’: Përjashtimi i katër komunave veriore nga rritja e çmimit të rrymës përbën diskriminim

Luan Hasanaj, organizator i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka reaguar  ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për  përjashtimin e katër komunave veriore nga  rritja e çmimit të rrymës  si një diskriminim të hapur ekonomik.

‘’Përjashtimi i katër komunave veriore nga ky vendim përbën diskriminim të hapur ekonomik’’, tha Hasanaj.

Hasanaj ka thënë se ky trajtim i pabarabartë cenon parimin e barazisë para ligjit, duke shtuar se përjashtimi i veriut dëmton besimin në institucione dhe krijon ndasi mes qytetarëve. Ai gjithashtu ka theksuar se ky vendim minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë

‘’Përjashtimi i katër komunave veriore cenon parimin e barazisë para ligjit. Ky trajtim i pabarabartë dëmton besimin në institucione, krijon ndasi mes qytetarëve dhe minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë’’, deklaroi Hasanaj.