Analisti politik Ilir Deda ka bërë se për sivjet Kosova e ka humbur trenin për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Duke e përmendur ngërçin aktual politik, ai ka thënë se Kosova do të ketë pasoja nga kjo bllokadë.
Në emisionin “Rubikon”, në Klan Kosova, ai ka theksuar se këtë vit Kosova nuk ka shanse të anëtarësohet në KiE.
“Kosova ka me pagu një çmim shumë të madh. Tash me plotë siguri mujë me të thanë se e kemi humbur trenin për anëtarësim në Këshill të Evropës sivjet”, ka thënë Deda, duke shtuar se deri në vitin tjetër do të ndryshojnë shumë gjera në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, askush nuk e di se si do të jetë bota në vitin 2026.
“Në vitin e ardhshëm ne nuk e dimë se si do të jetë konstalacioni politik në shtetit të cilat duhet të na përkrahin. Shtetet që na kanë njohur nuk e kanë për obligim me na përkrahë, nuk e dimë cilat do të jenë kushtet, nuk e dimë se si do të jetë bota. Ndryshimet po shihet që nuk janë në favor të Kosovës, sidomos kur ke një qeveri të paaftë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare si kjo tash”, ka thënë Deda.