Chelsea po përgatitet për transferimin e dy top mbrojtësve në verë

Chelsea do të bëjë disa transferime të mëdha në afatin kalimtar veror, pasi qëllimi është të rikthehen dhe të luftojnë për trofe.

Londinezët po synojnë të përforcojë mbrojtjen këtë verë, me klubin që identifikon Dean Huijsen dhe Marc Guehi si objektiva kryesorë, sipas TEAMtalk.

“Blutë” po planifikojnë të sjellin dy qendërmbrojtës të rinj përpara sezonit 2025/26 dhe i shohin Huijsen dhe Guehi ndër profilet më të vlerësuara në treg.

Huijsen, aktualisht te Bournemouth , është shfaqur si një nga mbrojtësit më të spikatur të Ligës Premier këtë sezon.

20-vjeçari po tërheq interes nga klubet më të mira në të gjithë Evropën dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë funtesh në kontratën e tij.

Ndërkohë, Chelsea po e ndjek me vëmendje edhe lojtarin e Crystal Palace, Marc Guehi. 24-vjeçari anglez, i cili ka dalë nga akademia e të rinjve të Chelseat, shihet si një lojtar i përshtatshëm për t’u rikthyer në Stamford Bridge.

Kontrata e Guehit në Selhurst Park është e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por Palace thuhet se është i hapur për ta shitur atë këtë verë në mënyrë që të shmangë humbjen e tij falas më vonë.

Thuhet se “Shqiponjat” janë të gatshme të ndahen nga mbrojtësi i tyre yll për një tarifë prej rreth 50 milionë funtesh.