Haradinaj thotë se VV-ja duhet të propozojë një figurë unifikuese për kryetar të Kuvendit

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qëndrimi i AAK-së nuk ndryshon.

Pas dështimit të vazhdimit të tetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se shpreson se Vetëvendosje do të propozojë një kandidaturë unifikuese për kryetar të Kuvendit.

Njëjtë ka theksuar edhe PDK-ja, përderisa LDK-ja nuk do ta votojë asnjë kandidat të VV-së.