Policia e Kosovës njofton se ka kapur kundërvajtës trafiku me anë të dronit.
Në Facebook organet e rendit kanë postuar disa pamje se si droni ka detektuar ngasësit për mosrespektim të shenjave të trafikut dhe se gjobat dërgohen në adresë të pronarit të automjetit.
“Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet tutje në postim të policisë në Facebook.