Kica-Xhelili: Sipas VV-së, Albulena Haxhiu duhet votuar se është grua, jo për përgatitjen apo lidershipin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të votohet për kryeparlamentare sepse është grua.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se në vend që ta theksojnë kontributin e saj politik, deputetët e VV-së e kanë reduktuar historinë e Haxhiut në faktin se ajo është grua.

“Pra, sipas tyre, duhet votuar – jo për përgatitjen apo lidershipin – por sepse është grua. Në një analizë politike, do të sqaroja të gjitha rrethanat pse Albulena Haxhiu nuk i ka aftësitë e lidershipit apo përgaditjen e nevojshme, por për hir të mesazhit këtu, nuk po hyj në atë analizë.

Me këtë gjuhë të VV, nën maskën e progresivitetit, po prodhohet një regres i thellë: gratë po kthehen në objekte politike për përdorim retorik, jo subjekte me fuqinë për të udhëhequr në bazë të meritës.

Në këtë mënyrë, pa vetëdije, këta deputetë po e minojnë vetë pozitën e gruas në politikë. Jo duke e luftuar patriarkatin, por duke e ricikluar atë – në formën më tinëzare: patronizimin e saj përmes mbrojtjes artificiale” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: