Shenoll Muharremi: Mirë me iu tregu njerëzve që në veri nuk po rritet çmimi i rrymës

Analisti Shenoll Muharremi ka ironizuar me vizitën e Kurtit në veri.

Ai ka thënë se duhet t’u tregohet njerëzve se në veri nuk do të rritet çmimi i rrymës.

Postimi:

Me këtë rrugë në Leposaviq qeveria në detyrë mirë është me ju tregu njerëzve atje se në veri nuk jau rrisin çmimin e rrymës. Vetëm neve poshtë urës Ibër na e “fusin” edhe pak, për herë e tretë brenda pak viteve. Drejtësi e barazi se jo mahi.