E prekur, Rudina Dembacaj flet për abortin: “Zgjodha ta përjetoja në një mënyrë tjetër”

Rudina Dembacaj, e ftuar në “E Diell” ka folur për herë të parë për një abort spontan që ka kaluar në janar të vitit të shkuar. Ajo do të sillte në jetë fëmijën e parë me partnerin e saj, Mark Frrokun, por pa ndonjë shkak specifik, kaloi një abort.

“Unë vitin e kaluar, në janar, pata një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar”, u shpreh aktorja.

Më tej, vijoi e prekur:

“Zgjodha ta përjetoja këtë situatë në një mënyrë tjetër. Ishte një përvojë që na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”.

Rudina është nëna e një vajze, Viktorias, për të cilën bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Aleksin dhe është përfshirë në disa konflikte publike.