Ramush Haradinaj reagon pas vdekjes së ushtarit të UÇK-së, Naser Shala

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, Nasel Shala.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Shala ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu.

Ai ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë ata që e njohën.

“Na paska lënë veterani i UÇK-së Naser Shala. Naseri ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës sonë çlirimtare edhe më shumë vendosmëri. Shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkroi kreu I AAK-së, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 1 person and text that says 'UCK NASER SHALA'May be an image of 1 person and text that says 'UCK NASER SHALA'