Arsenal ka fituar ndaj Watfordit me rezultat minimal 0 – 1, në javën e 34-të në Premierligë.
Golin e vetëm më ndeshje e shënoi Pierre Emerick Aubameynag në minutën e 10-të, pas një gabimi katastrofal të portierit të Watford.
Watford luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi Troy Deeney u përjashtua nga loja në minutën e 11-të.
Pas xhiros së 34-të, Arsenal gjendet në vendin e katërt me 66 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në të pestin. Kurse, Watford gjendet në vendin e dhjetë me 46 pikë.