Rusia ndalon një ‘agjent ukrainas’, e akuzon për vrasjen e gjeneralit rus

Autoritetet ruse thonë se kanë ndaluar një burrë të përshkruar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase” në lidhje me një shpërthim makine që vrau Gjeneralin rus, Yaroslav Moskalik, të premten, shkruan CNN.

I dyshuari thuhet se kishte blerë makinën që shpërtheu në Balashikha, më pak se 20 milje në lindje të Moskës, sipas agjencisë TASS, duke cituar Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB). Kombësia e të dyshuarit mbetet e paqartë; sipas FSB-së, ai kishte leje qëndrimi në Ukrainë.

FSB e akuzon gjithashtu atë për vendosjen e një mjeti shpërthyes në makinë, duke thënë se shpërthimi u aktivizua nga Ukraina. Një video e publikuar nga TASS të shtunën tregonte pajisje të djegura elektronike dhe pjesë të makinës. Komiteti Hetimor i Rusisë kishte deklaruar më parë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes i improvizuar i mbushur me copëza metalike.