Përpjekja e shtatë në kërkim të ”Mrekullisë”, mes mungesës së një a

Në prag të përpjekjes së shtatë për të mbyllur seancën që nisi më 15 prill, referuar qëndrimeve të barrikaduara të subjekteve politike, organizatat monitoruese të punës së Kuvendit e vlerësojnë të nevojshme ndërhyrjen e presidentes Vjosa Osmani. Kjo, sipas tyre, duhet të ndodhë për të shmangur përsëritjet pa fund të seancave – në mungesë të një afati për konstitutimin e legjislativit.