Onana i hapur për t’u larguar nga Man Utd – nis bisedimet me një klub nga liga e dytë e Arabisë

Periudha katastrofike e Andre Onanas tek Manchester United mund të shkojë drejt fundit, pasi një klub nga Arabia Saudite po synon transferimin e tij.

Sezoni i portierit kamerunas është përcjellë me një numër gabimesh teksa United është rrugës për të regjistruar sezonin e saj më të dobët në Ligën Premier.

Onana ka pasur vështirësi që ta gjejë veten në ‘Old Trafford’ që prej se u transferua nga Interi, andaj mund të kërkojë largimin për të rigjetur formën e tij të dikurshme.

Footmercato ka raportuar se Neom SC, të cilët pritet të ngjiten në elitën e futbollit arab sezonin e ardhshëm, kanë hapur diskutime të mëdha me lojtarin dhe do të tentojnë ta bindin të transferohet në Lindjen e Mesme.

Para kalimit të tij në ‘Old Trafford’, Onana ishte konsideruar gjerësisht si njëri prej portierëve më të mirë në botë.

Paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve për Interin ishin kyçe drejt rrugëtimit të tyre për në finale e vitit 2023 dhe pak kush mund ta kishte pritur që forma e tij të bie kaq shumë.

Unitedi tashmë ka filluar të eksplorojë disa alternativa të mundshme për Onana teksa po synojnë të përforcojnë opsinet e tyre mes shtyllave.

Ata tashmë janë lidhur me portierin Gregor Kobel të Borussia Dortmundit, por klubi padyshim se do të konsiderojë edhe emra të tjerë.