Komuna e Prishtinës thotë se ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar, duke hedhur poshtë zërat për ndalesa të mundshme të këtyre aktiviteteve për nxënësit.

Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të komunës, ka përfunduar hartimin e një akti udhëzues i cili rregullon të gjitha aktivitetet jashtëkurrikulare në Kryeqytet.

“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore, ka finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet jashtëkurrikulare, si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave dhe aktivitete të tjera. Ky udhëzim do të vlejë për procedurat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Udhëzimi i ri synon të krijojë qartësi dhe standarde për organizimin e ngjarjeve jashtë planit mësimor, duke siguruar një proces të rregullt dhe të kontrolluar, në përputhje me normat ligjore dhe interesin e nxënësve”