Haxhiu: Nëse nuk më doni mua kryeparlamentare, vendi të shkoj në zgjedhje

 

Edhe sot ka dështuar që deputetja Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi që nuk ka vullnet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Besoj që është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. VV tashmë e ka bërë të qartë qendrimin e saj. Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në  zgjedhje”, tha Haxhiu.