Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një i vdekur dhe tre tjerë të lënduar

Një nxënës është mbytur dhe të paktën tre persona janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë private në perëndim të Francës, shkruan BBC.

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme Notre-Dame-de-Toutes-Aides në Nantes të enjten.

Sulmuesi mësohet se është arrestuar në vendngjarje pasi është ndaluar nga një mësuese.

Policia dhe shërbimet emergjente u dërguan në shkollë, për të kryer evakuimin.

Rrëfimet e dëshmitarëve okularë në mediat lokale përshkruanin nxënësit që vraponin, me disa të mbyllur në klasa pasi u ra alarmi.

Ministri i Arsimit dhe Ministri i Brendshëm i Francës, do të vizitojnë shkollën.

Élisabeth Borne shkroi në rrjetet sociale se do të “shprehte solidaritetin me viktimat”.

Prokurori publik i Nantes, Antoine Leroy thuhet se ka vizituar shkollën dhe do të mbajë një konferencë shtypi në orën 19:00 me orën lokale.