Skandal nga lojtarët e Portos: Policia ndërpreu festën, klubi nisi hetimet

Disa lojtarë të Portos u kapën në një festë ditëlindjeje që doli jashtë kontrollit dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë në agim, ndërsa klubi portugez nisi një hetim.

Gazeta Record raporton se në festën e ditëlindjes së 23-të të Otavi, të mbajtur në zonën e Boavista të Portos, morën pjesë futbollistët Djalo, Martin Fernandes, William Gomes, Fabio Vieira dhe Joao Mario.

Sipas fotove që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe raportimeve, lojtarët e fundit që janë larguar nga eventi e kanë bërë këtë rreth orës 4 të mëngjesit, pas ndërhyrjes së policisë.

Lojtarët e Portos ishin nën izolim dhe ishin planifikuar të stërviteshin po atë mëngjes, kështu që klubi filloi menjëherë një hetim të brendshëm.

Ai që përjashtohet nga ky rast është Martim Fernandes, i cili mohoi të kishte lënë festën e ditëlindjes së Otavio në orën 4 të mëngjesit dhe pretendon se ka prova që ai u kthye në shtëpi rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës.

Fotot të cilat janë realizuar nga një anëtar i klubit dhe të cilat janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale kanë mbërritur tek drejtuesit e bardhebluve, të cilët do të vendosin për hapat e mëtejshëm, duke qenë se lojtarët kanë shkelur shtetrrethimin dhe rregulloren e brendshme të klubit.