IPK del me detaje: Janë intervistuar katër zyrtarë policorë

Katër zyrtarë policorë janë intervistuar pasi dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare” në Gjakovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit kontrolle në dy lokacione të ndryshme në regjionin e Gjakovës.

Tutje thuhet se kontrollet janë kryer në kuadër të një hetimi penal që është duke u zhvilluar ndaj disa zyrtarëve policorë, lidhur me dyshimet për përfshirje në veprat penale “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

“Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme, shkruan Gazeta Insajderi.

Sinjali raportoi se dy zyrtarët e arrestuar janë: Detjon Hasanaj, Rozana Nokaj dhe një zyrtar policor nga Prishtina por nuk i është bërë i ditur emri