Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të pestë për konsituimin e Kuvendit, ka thënë se duhet të gjindet formula për të dalë nga kjo situatë, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën e krijuar.
Haradinaj tha se për AAK-në, emri i Albulena Haxhiut nuk është i pranueshëm. Ai i bëri thirrje VV-së që të gjejë një kandidat unifikues për kryeparlamentar.
Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim nga VV me gjetë mënyrën me dalë prej kësaj situatë. Ne jemi të interesum me u zgjedh kryetari, nënkryetari dhe të konsituohet Kuvendit.
“Deri më tani beteja politike nuk është zhvilluar asnjëherë për kryetarin e Kuvendit, sa i përket qeverisë ne kemi shprehur se jemi për qeveri të opozitës. Nëse VV nuk gjen zgjidhje ta shohim si do të ecet më tutje, por mendoj se do të ishte në favor të tyre të gjejnë një kandidat unifikues. Nuk është mirë me e mbajtë kështu Kosovën, nëse ju duhen votat tona duhet me bashkëpunu”, tha Haradinaj para mediave.
Ai tha se AAK-ja nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe potencoi se për të ndodhë kjo duhet dakordimi edhe i partive të tjera.
Mbetet jo, por është një situatë jo e mirë dhe mbetet të shihet se si do të vazhdohet tutje. Haxhiu nuk është kandidaturë unifikuese dhe ajo po na pengon.
“Me kushtëzu votën nëse nuk na votoni ju çojmë zgjedhje, duhet dakordim edhe i pozitës me shku në zgjedhje. Unë jam i interesuar, edhe për bllokadën e parë kam mbajtë qëndrim insistues që të gjindet formula për konsituimin e Kuvendit”, tha Haradinaj. /Reporteri.net/