Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas dështimit të sërishëm për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si Kryeparlementare.
Lekaj ka thënë se më s’ka alternative tjetër dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
“LVV, e ka humbur drejtimin dhe besimin. Nuk ka më alternativë , qytetarët meritojnë një fillim të ri. Përgatituni për zgjedhje!”, ka shkruar Lekaj.

