Komuna publikon pamje: Rrëzohet një vinç ndërtimi në Prishtinë, dëmton një pjesë të rrugës dhe një ndërtese banesore

Një vinç ndërtimi është rrëzuar sot në Prishtinë.

Për rastin ka njoftuar vetë Komuna e Prishtinës, ku ka bërë me dije se nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Në njoftim thuhet se janë dëmtuar një pjesë e rrugës pranë një pusetës së kanalizimit, si dhe një pjesë e një ndërtese banesore përballë vendit të ndërtimit.

“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka reaguar menjëherë pas incidentit të ndodhur sot, duke angazhuar të gjitha ekipet e saj në terren për menaxhimin e situatës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu hetuesit policorë dhe inspektorët e ndërtimit për të vlerësuar rrethanat dhe dëmet e shkaktuara.

Ngjarja përfshin rrëzimin e një vinçi ndërtimi, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Janë dëmtuar një pjesë e rrugës pranë një pusetës së kanalizimit, si dhe një pjesë e një ndërtese banesore përballë vendit të ndërtimit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka apeluar tek qytetarët që çdo rast i ngjashëm të raportohet menjëherë në numrat emergjent të Qendrës Operative të Kryeqytetit: 0800 12233 dhe 12244.