15 raste të vjedhjeve për një javë në rajonin e Ferizajt

13 raste të vjedhjeve janë raportuar për një javë në rajonin e Ferizajt.

Policia ka njoftuar se 13 nga këto raste kanë ndodhur në Ferizaj dhe tri në Kaçanik.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë periudhës 14-20.04.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë: Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 16 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 13 raste në Ferizaj, 3  raste në Kaçanik”.

“Veprat penale të dhunës në familje: Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: 3 raste në Ferizaj, 1 rast në Shtime. Realizimi i urdhëresave të gjykatës Policia ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e policisë.