Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, dy artistë shumë të dashur për publikun shqiptar, bashkuan forcat për një super bashkëpunim.
Reperi dhe këngëtarja kanë publikuar këngën të titulluar “Ma kthe”.
Kënga e cila ngërthen një tematikë të veçantë, bëri bashkë dy artistë shumë të njohur të skenës shqiptare.
Projekti është finalizuar po ashtu në aspektin vizual derisa është pritur me padurim nga fansat.
Ky pa dyshim që ishte bashkëpunimi më i papritur i estradës.
Të dy Ledri e po ashtu Xhensila, përveç karrierës së tyre të bujshme në muzikë, kanë qenë të përfolur secili, për jetën e tyre private.