Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se pas të shtënave që kanë ndodhur së fundmi në Pejë, dyshohet se janë përfshirë dy persona të njohur për organet e rendit: Miftar Dobraj dhe Dardan Manaj, i njohur me nofkën “Manilla”.
Burime të afërta me hetimin bëjnë me dije se përplasja ka eskaluar në përdorim armësh zjarri, ndërsa rrethanat e sakta dhe motivi i incidentit mbeten ende nën hetim nga njësitë kompetente.
Policia dhe Prokuroria janë duke e trajtuar rastin si tentim vrasje, ndërkohë që janë në kërkim të fakteve dhe provave që ndërlidhin të dyshuarit me ngjarjen.
Të dy personat e përmendur janë të njohur për Policinë për shkak të të kaluarës së tyre kriminale.