Chelsea do të transferojë së paku një sulmues në afatin kalimtar të verës, një sulmues që garanton shumë gola për sezonin e ri.
Londinezët kanë nisur diskutimet me përfaqësuesit e sulmuesit të Fulham Rodrigo Muniz dhe sulmuesin e Eintracht Frankfurt Hugo Ekitike, sipas gazetarit Simon Phillips.
The Blues janë të etur për 22-vjeçarin Ekitike dhe 23-vjeçarin Muniz për të forcuar opsionet e tyre në repartin ofensivë.
Muniz ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë dy asistime në 36 ndeshje, me kontratën e tij deri në qershor 2026, duke përfshirë një opsion për një vit shtesë.
Ndërkohë, Ekitike ka shënuar 21 gola dhe nëntë asistime në 43 paraqitje.
Interesi i Chelsea sinjalizon synimin e tyre për të forcuar vijën e parë në dritaren e ardhshme të transferimeve.
Megjithatë më i mundshëm është transferimi i Muniz pasi kushton 50 milionë euro, derisa francezi Ekitike vlerësohet 100 milionë.