Putin lë të kuptohet se është i hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën

Duke folur për televizionin shtetëror rus, Putin ka bërë me dije se “ne kemi folur gjithmonë për këtë, se kemi një qëndrim pozitiv ndaj çdo nisme paqësore”.

Për herë të parë në vite, Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se është i hapur për bisedime dypalëshe me Ukrainën.

Më parë ai ka kërkuar që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të zëvendësohej përpara se kjo të ndodhte.

Duke folur për televizionin shtetëror rus, Putin ka bërë me dije se “ne kemi folur gjithmonë për këtë, se kemi një qëndrim pozitiv ndaj çdo nisme paqësore”.

“Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë”, ka shtuar ai.

Por komentet e tij u pasuan nga forcat ruse që nisën një sulm masiv me dron gjatë natës në qytetin port të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa.

Ky sulm i fundit, sipas zyrtarëve lokalë, plagosi tre persona dhe dëmtoi shumë ndërtesa banimi.

“Armiku shënjestroi një zonë banimi në një lagje me popullsi të dendur të Odesa”, ka njoftuar kryebashkiaku Hennadiy Trukhanov në një postim në Telegram.

Ndryshimi i retorikës së Putin-it për bisedimet e armëpushimit ka ardhur teksa përfaqësues nga Ukraina, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-të do të takohen nesër në Londër për të biseduar për një marrëveshje të mundshme armëpushimi.

Zelensky, nën presionin e Washington-it për të rënë dakord për një lloj marrëveshjeje ose për të tërhequr mbështetjen potenciale, ka thënë se bisedimet në Londër “kanë një detyrë kryesore: të nxisin për një armëpushim të pakushtëzuar”.

“Kjo duhet të jetë pika fillestare”, sipas tij.