Hamiti: Askush që ka hedh gaz dhe që ka bërë ligje antikushtetuese s`duhet të propozohej për kryeparlamentar

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar insistimin e VV-së për të zgjedhur deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se për këtë post nuk do të duhej të propozoheshin njerëz që kanë hartua ligje antikushtetuese.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se për këtë pozitë nuk do të duhej të propozoheshin as ata që kanë hedhur gaz në kuvend.

“Askush nga kontigjenti i njerëzve që e kanë sulmuar Kuvendin, institucionin ligjvënës të Kosovës, nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej në detyrën e kryetarit të Kuvendit. As njerëzit që kanë bërë ligje antikushtetuese”, ka shkruar Hamiti.