Kanye West ka tronditur me rrëfimin e tij të radhës, ku pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me kushëririn e tij gjatë fëmijërisë. Në fakt këtë eksperiencë ai e ka kthyer në një këngë të titulluar “Cousin” (kushëriri).
Duke prezantuar këngën e tij të re të hënën, më 21 prill, reperi ka rrëfyer se ka gjetur revistat pornografike të babait të tij në shtëpi, mes sendeve personale të nënës së ndjerë, teksa ishte ende fëmijë.
West tha se ia tregoi revistat kushëririt të tij, i cili në atë kohë ishte gjashtë vjeç. Revistat përmbanin skena puthjesh mes burrave, gjë që, siç thotë reperi, e shtyu të kryente seks oral me kushëririn e tij deri në moshën 14-vjeçare.
Më herët, reperi ka folur për kushëririn në fjalë, i cili ndodhet në burg për vrasje.
“Kushëriri im është në burg për vrasje, por unë e dua atë. Ai bëri diçka të keqe, por unë e dua sërish.”
Kjo nuk është deklarata e parë tronditëse që reperi bën. Ai herë pas herë ka denigruar ish-partneren e tij, Kim Kardashian dhe familjen e saj.