Pep Guardiola përjashton nënshkrimet e mëdha për Man Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë nevojën për nënshkrime shtesë të qendërmbrojtësve, duke shprehur besimin në skuadrën e tij aktuale.

Transferimi i Abdukodir Khusanov dhe Vitor Reis gjatë janarit si duket është i mjaftueshëm për trajnerin e Cityt, i cili nuk mendon përforcimin e kësaj pozite.

“Nuk mendoj se duhet të blejmë më shumë qendërmbrojtës sepse kemi shumë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola vuri në dukje se klubi shtoi dy mbrojtës të rinj në janar, duke lënë të kuptohet për lëvizje të mundshme në të ardhmen duke shtuar, “Do të shohim!”.

Me mbrojtjen e Cityt të ankoruar nga lojtarë si Ruben Dias dhe Josko Gvardiol, Guardiola mbetet i fokusuar në optimizimin e listës së tij ekzistuese për edicionet e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, klubi nga Etihad pritet të ndërhyj në pozita tjera gjatë verës, sidomos në krahët e mbrojtjes në mesfushën ofensive dhe ndoshta edhe në krahët e sulmit.