Për situatën e krijuar mes Alba Pollozhanit dhe Gani Gërmisë, ku ky i fundit iu fut në shtrat fermeres gjatë kohës që po pushonte, Agai ka marrë një vendim.
Moderatorja e Ferma VIP 2, Luana Vjollca tha se konkurrentit nga Kosova në rast se shpallet fitues nga çmimi i madh do i zbriten 15 mijë euro.
“Si pasojë e cenimit të privatësisë dhe shkeljes së etikës, Agai ka vendosur. Nëse Ganiu shpallet fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP, nga çmimi i madh prej 100 mijë euro do i i zbriten 15 mijë euro”, lexoi moderatorja në zarf.


“Por ky është vetëm paralajmërimi i fundit. Në fermë duhet të ruajmë një ambient të sigurt dhe respektues për të gjithë pjesëmarrësit”, shtoi ajo.
Ganiu i kërkoi falje gjithë shqiptarëve, teksa shtoi se nuk kishte asnjë qëllim të keq.
“Unë iu kërkoj falje gjithë nënave dhe vajzave shqiptare. Nuk dua të mërzisë askënd”.
“Ndihem vërtetë shumë keq. Prej shpirti po e them, nuk kam pasur asnjë qëllim të keq. Ju kërkoj falje”, tha ndër të tjerash.