OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.

OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme nëAzinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.

Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera.

Kriptomonedha BitcoinKriptomonedha Bitcoin
Kriptomonedha BitcoinFotografi: Hannes P Albert/dpa/picture alliance

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri e sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta në të cilat strehojnë dhjetëra-mijëra punëtorë, kryesisht të trafikuar, të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë përmes internetit.

Për të luftuar grupet e krimit nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar

“Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, Përfaqësuesi Rajonal zyrës së UNODC-ut për Azinë Juglindore dhe Paqësorin. “Autoritetet i kundërvihen atij në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend tek tjetri.”

UNODC thotë se rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit.

Kriptomonedha BitcoinKriptomonedha Bitcoin
Kriptomonedha BitcoinFotografi: zephyr18/imago images

Sipas raportit të UNODC  në vitin 2023, grupet kriminale kanë nxjerrë në vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore përmes mashtrimeve kibernetike rreth 37 miliardë dollarë (32.5 miliardë euro), kurse në SHBA më shumë se 5.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë euro).

UNODC i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke thënë se tani gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Sipas OKB-së mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore të cilat mund të kenë ndikim global”. /DW