Bashkëluftëtari thirrje Limajt: Mos shko me VV-në se bëhesh armik me krahun e luftës

Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve të njohur të Fatmir Limajt, i është drejtuar këtij të fundit me një thirrje publike, duke shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet politike aktuale dhe për rreshtimin e mundshëm të Limajt pranë Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Çadraku kujton lidhjet e tyre nga koha e luftës dhe bashkëveprimit politik, duke theksuar se mendimet ndryshe kanë shkaktuar ndarje, por ato nuk duhet të shkojnë deri në përçarje armiqësore.

“Fatmir Limajt. Shok, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, si i tillë, po të drejtohem sot, në këtë udhëkryq tonë politik e institucional! Mendimet ndryshe na kan ndarë në copëza të vogla, të cilat njëherë e një kohë ishin pjesë e një mozaiku, LPK, UÇK dhe PDK, por, nuk besojë se ka arritur deri në atë shkallë ku do të pozicionoheshim si armiq!”.

“Të rreshtohesh sot përkrah LVV-së është një gabim trashanik”, thekson ai, duke paralajmëruar se veprimet e kësaj partie në dy dekadat e fundit i kanë pozicionuar ata kundër krahut të luftës

Çadraku nënvizon se rreshtimi me Vetëvendosjen nënkupton përkrahje ndaj figurave si Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Gërvalla, të cilat ai i akuzon për qëndrime dhe veprime kundër veteranëve të UÇK-së.

“Të rreshtohesh sot përkrah lvv-së, është një gabim trashanik i cili vetvetiu, nga inercioni i veprimeve të tyre, të bën armik me krahun e luftës, gjë që e kan dëshmuar tash e 20 vjet ! Të rreshtohesh sot krah lvv-së, automatikisht, inercioni i veprimeve të tyre, të rreshton me Kusarin që bashkëvepronte me Radojqiçin kundër veteranëve të UÇK-së! Rreshtimi krah tyre të bën të jesh krah Donikës e cila ka deponuar shpifje në ZPS, shpifje sepse, ajo s’ka qenë pjesë e luftimeve tona, dhe si e tillë, dëshmitare s’mund të jetë, veq shpifëse!”.

Ai gjithashtu paralajmëron për pasojat ligjore që, sipas tij, do t’i godasin drejtuesit e Vetëvendosjes, për shkak të, siç i quan ai, “hajnitë e panumërta” dhe “shkeljet kushtetuese” të kryera në këto pesë vitet e fundit.

“Përpos shumë rasteve të tilla që kan bërë rrugaqët e lvv-së, mos ia hiq mundësinë e fshehjes pas imunitetit politik, duke e votuar qrverinë e tij hajdute! Edhe ti e din se ai dhe shokët e tij do të shkojnë në burg, për hajnitë e tyre të panumërta!”.

“Fatmir, mos shko me ta, se janë duke e shijuar lirinë pa e merituar, ndërsa meritorët janë në burgje”, apelon Çadraku, duke i kërkuar Limajt që të qëndrojë i pathyeshëm dhe të mos bëhet “patericë” e atyre që ai i quan “rrugaqët” e LVV-së.

Në fund, Çadraku i bën thirrje Limajt që të mbetet “Çeliku i UÇK-së” dhe të mos devijojë nga rruga për të cilën ata dikur luftuan së bashku.

“Do të shkojnë në burg për shkeljet e shumta ligjore, tejkalime kompetencash, për shkeljet Kushtetuese në vazhdimësi tash e 5 vjet me radhë! Fatmir, mos shko me ta, se, jan duke e shijuar Lirinë pa e merituar , kurse meritorët, janë në burgje! Fatmir, e di se e din mirë se, sot ka ardhë një kohë kur, të jesh apo të mos jesh, por, unë dua që ti të jesh Ai Çeliku i UÇK-së e jo paterica e Albulenes, Albinit, Dimalit, Hekuranit e shumë rrugaqëve brenda kësaj organizate terrori …”.