Biden: Françesku ishte Papa i popullit, dritë besimi, shprese dhe dashurie

Ish-presidenti I SHBA-së Joe Biden i ka dhënë lamtumirën Papa Françeskut me një deklaratë të shkurtër.

Biden tha se Françesku “do të mbahet mend si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të kohës s” dhe vlerësoi “luftën e tij kundër varfërisë”.

“Unë dhe Jill jemi të pikëlluar që mësuam për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Ai nuk i ngjante atyre që kishin ardhur para tij. Papa Françesku do të mbahet mend si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të kohës sonë dhe jam mirënjohës që e kam njohur”, tha Biden.

“Për dekada, ai u shërbeu njerëzve më të cenueshëm në Argjentinë dhe misioni i tij për t’u shërbyer të varfërve nuk pushoi kurrë. Si Papë, ai ishte një pastor i dashur dhe mësues sfidues, i cili iu afrua besimeve të ndryshme. Ai na urdhëroi të luftojmë për paqen dhe të mbrojmë planetin tonë nga një krizë klimatike”, shtoi ai.

“Ai mbrojti të pazërit dhe të pafuqishmit. Ai i bëri të gjithë të ndiheshin të mirëpritur dhe të parë nga Kisha. Ai promovoi barazinë dhe fundin e varfërisë dhe vuajtjes në të gjithë globin. Dhe mbi të gjitha, ai ishte një Papë për të gjithë. Ai ishte Papa i Popullit – një dritë besimi, shprese dhe dashurie”, vazhdoi ish-presidenti amerikan.

“Ai ishte ndryshe nga paraardhësit e tij. Ai ishte Papa i popullit, një dritë besimi, shprese dhe dashurie”, shkruan demokrati në një postim të shoqëruar me një foto të tij dhe Françeskut.