Abdixhiku: VV-së i duhet kompromis, LDK nuk i shkon as në takim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Vetëvendosje duhet të bëj kompromis edhe për postin e kryeparlamentarit, por se partia e tij nuk do të ‘bëj kompromise’.

“Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis, duhet të bëjnë shumicë. Sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës.

Në asnjë variant (nuk bëjmë kompromis me VV-në).

Asnjëherë (nuk do të shkojmë në negociata me Vetëvendosjen)”, tha ai.