Sherr në burgun italian mes shqiptarëve dhe afrikanëve, 4 të lënduar

Një përplasje e fortë ka shpërthyer në burgun Bassone në Como, ku një grup prej 10 shqiptarësh është përfshirë në një konflikt me një grup rival, të përbërë nga të burgosur nga Afrika e Veriut.

Sipas mediave italiane, konflikti nisi pas thyerjes së një porte të brendshme që ndante seksionin e shqiptarëve nga ai i rivalëve.

Arsyet e përplasjes mendohet të lidhen me mosmarrëveshje të mëparshme mes dy grupeve. Gjatë përleshjes ka pasur përplasje fizike, por forcat e policisë kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar dhunën. Autoritetet kanë dërguar përforcime nga Milano për të menaxhuar situatën.

Në lidhje me ngjarjen, katër të burgosur janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Sant’Anna të Como për trajtim mjekësor. Gjithashtu, gjashtë nga të dhjetë të burgosurit shqiptarë janë transferuar në burgje të tjera, përkatësisht në Opera, Vigevano dhe Cremona.